Kuriozitete “Njerëzit kanë marrë nr 127 për çdo lloj gjëje, deri dhe te...

“Njerëzit kanë marrë nr 127 për çdo lloj gjëje, deri dhe te targat e makinës”

“Njerëzit kanë marrë numrin 127 për çdo lloj gjëje, deri dhe te targat e makinës”, kështu deklaroi Skënder Brataj, drejtor i qendrës Kombëtare të Urgjencës.

Ndërsa shtroi problemin se në numrin 127 njerëzit marrin për gjëra që nuk kanë lidhje me situatën aktuale Drejtori i Urgjencës kombëtare shtoi:

“Një tjetër tha jam nga Shkodra kam 30 min që marr në telefon pse më del Rama në tel. Tjetri thoshte komshinjtë e mi kanë dyqanin hapur kur do vini t’ia mbyllni”, tha ai në Open në Top Channel.

Brataj bëri dhe apel: Nqs marrin 127 dhe e gjejnë lidhjen e zënë të presin, se kanë më shumë prioritet.