Ekonomi Njihuni me 10 monarkët më të pasur në botë, Elisabeta e Britanisë...

Njihuni me 10 monarkët më të pasur në botë, Elisabeta e Britanisë jashtë 10-shes

Faqja ekonomike amerikane “Business Insider” publikoi së fundmi listën e monarkëve më të pasur në botë duke i renditur nga i pari tek i fundit.

Mbreti Rama X i Tajlandës është në krye të klasifikimit të monarkëve më të pasur në botë me një diferencë shumë të madhe nga ndjekësit. Në vend të dytë të podiumit, renditet sulltani i Bruneit me një pasuri 10 miliardë euro më pak nga ai që është në krye, ndërsa princi Alberto II i Monakos duhet të kënaqet me vendin e dhjetë në klasifikimi. Madje jashtë dhjetëshes të monarkëve më të pasur në botë janë dhe Windsorët e Britanisë së Madhe. Mbretëresha Elisabet ka një pasuri të vlefshme me gjysmën e asaj që posedojnë monarkët e Montekarlos.

Në fakt, pothuajse të gjithë mbretërit më të pasur të planetit janë aziatikë. Mbreti Rama X hipi në fron në vitin 2016. Në ceremoninë e inaugurimit të tij kishte paradë me elefantë dhe mbreti ishte stolisur me bizhuteri të shumta. Mes stolive më të vlefshme të këtij  monarku, emri i vërtetë i të cilit është Maha Vajiralongkorn është dhe “Jubileu i Artë”, një diamant 547 karatë.

Sulltani i Bruneit ka një pasuri rreth 16 miliardë euro, por brenda saj është futur dhe pallati i tij, i cili është më i madhi në botë. Ky sovran ka një garazh me mbi 7 mijë makina, 600 prej të cilave janë Rolls-Royce.

Në vend të tretë të podiumit është mbreti i Arabisë Saudite, Salman, i ndjekur nga emiri i Abu Dhabit, që të dy janë zotër të naftës. Në vendin e pestë pozicionohet emiri i Dubait, i cili njihet dhe për donacionet e tij të shumta për bamirësi.

Mbretëresha më e dashur e botës, Elisabeta II është larg këtyre shifrave, pasuria e saj ndalon në shifrat 500 milionë euro, që me thënë të drejtën është shuma pak në krahasim me pasuritë e “Një mijë e një netëve të Orientit”.

10 – Alberto II, Princi i Monacos 0,89 miliardë euro
9 – Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani, Emiri i Katarit 1.07 miliardë euro
8 – Mbreti Mohammed VI i Marokut- 1.87 miliardë euro
7 – Princi Hans-Adam II i Lihtenshtein- 3.12 miliardë euro
6 – Duka i Madh Henri i Luksemburgut 3.5 miliardë euro
5 – Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Emiri i EBA 3.5 miliardë euro
4 – Khalifa bin Zayed Al Nahyan, Emiri i Abu Dhabit 13.35 miliardë euro
3 – Salman bin Abdulaziz Al Saud, Mbreti i Arabisë Saudite 16 miliardë euro
2 – Hassanal Bolkian, Sulltani i Bruneit 17.8 miliardë euro
1 – Mbreti i Tajlandës Maha 26.7 miliardë euro