Ekonomi Nord Stream 2, ose “Game of Thrones”: A do të bëhet Europa...

Nord Stream 2, ose “Game of Thrones”: A do të bëhet Europa e varur nga gazi rus?

Gazsjellësi Nord Stream 2 midis Rusisë dhe Gjermanisë duhet të përfundojë brenda disa javësh, trha shefi i North Stream 2, Matthias Warnig.

“Ne presim që puna e ndërtimit të përfundojë në fund të gushtit”, tha Matthias Warnig, gazetës gjermane Handelsblatt.

“Deri më tani, 98 përqind e tubacionit të gazit është përfunduar. Dy për qind që ende mungojnë kanë të bëjnë me njërën nga dy linjat. Linja e dytë është e plotë”, tha Warnig.

Sipas tij, qëllimi është që tubacioni i gazit të fillojë të funksionojë këtë vit.

Gazsjellësi, rreth 1,200 kilometra i gjatë, përshkon Detin Baltik dhe do të jetë në gjendje të mbajë 55 miliardë metra kub gaz në vit, duke anashkaluar Ukrainën. Ukraina ka qenë prej kohësh një qendër kryesore për gazin rus gjatë rrugës për në Evropën Perëndimore dhe ka bërë para të mira për të.

I pyetur në lidhje me rolin e Ukrainës si një vend tranzit në të ardhmen për gazin rus, Warnig tha se ai nuk kishte dyshim se tranziti “do të vazhdonte të ishte një pjesë integrale e transportit të gazit nga Rusia në Evropë pas vitit 2024”.

Marrëveshja aktuale e tranzitit midis Rusisë dhe Ukrainës skadon në fund të vitit 2024.

“Unë mendoj se qeveria gjermane tashmë e ka ngritur çështjen në bisedime me Rusinë”, tha Warnig.

Gjermania tashmë ka thënë se dëshiron të kërkojë një zgjatje të hershme të marrëveshjes.

Shtetet e Bashkuara kanë frikë se projekti do ta bëjë Europën shumë të varur nga gazi rus. Ithtarët e projektit thonë se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë vetëm mundësi për të shitur gazin e tyre të lëngshëm natyror në Europë.