Sport Nuk arrihet marrëveshja me Interin, Skriniar drejt PSG në janar

Nuk arrihet marrëveshja me Interin, Skriniar drejt PSG në janar

Milan Skriniar, duket se do të jetë një nga largimet në merkaton e janarit te Interi. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mbrojtësi sllovak, nuk ka arritur marrëveshjen me zikaltërit për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në verë.

Në këtë situatë, drejtuesit kanë vendosur ta shesin dhe e ardhmja e lojtarit me shumë mundësi do të jetë te PSG në Francë.

Thuhet se francezët kanë gati ofertën 25 milionë euro, për ta afruar në merkaton e janarit.

Interi pritet ta pranojë ofertën, ndonëse në verë refuzuan 70 milionë euro për shërbimet e Skriniar. Duke ditur që fund të sezonit mund ta humbasin me parametra zero, Interi do të pranojë ofertën prej 25 milionë eurosh në janar.