Aktualitet “Nuk ia fal sa të jem gjallë fisit Rraja”, Maja: Do marrim...

“Nuk ia fal sa të jem gjallë fisit Rraja”, Maja: Do marrim hak. Policia kishte frikë të na çonte në Tiranë

Jashar Maja i cili u dhunua ditën e djeshme në konfliktin për gurore ka treguar në një intervistë për Euronews Albania.

Më herët u publikua edhe një video ku anëtarë të fisit Rraja, shihen duke dhunuar dy persona nga fisi Maja që ishin të ulur në lokal duke pirë kafe.

Jashar Maja tha se ky konflikt kishte nisur për shkak të gurores, pasi banorët e zonës kishin protestuar rreth dëmeve që po u bëhen shtëpive të tyre për shkak të saj.

“Ne ishim në autostradë në rrugën Fushë Krujë-Thumanë, po pinim kafe me kushëririn tim, Bilbilin. Kemi thirrur edhe inxhinierin e firmës për kafe. Kemi bërë muhabet me të se si mund të gjejmë një rrugëzgjidhje për minat. Kjo gurore ka dëmtuar shtëpitë. Ka 4-5 muaj që operon në këtë zonë, janë dëmtuar të gjitha shtëpitë këtu, kemi bërë kallëzim në polici 3 apo 4 herë, por nuk janë marrë masa”,-tha Jashar Maja.

I pyetur se cilët ishin personat që e dhunuan ai tha: “Unë kam njohur Fatmir Rraja, Xhelal Rraja. Ata ishin si fis. Ishin edhe të armatosur. Kur ikën më kërcënuan, më thanë “po je burrë hajde prapë te gurorja”.

Nëse nuk merren masa unë do të veprojë personalisht me çfarë të mundem Xhelal Rraja ma ka borxh.

Nëse shteti nuk bën drejtësi, se ka bërë shumë dëmtime në shtëpinë time, unë do marr hakun tim. Do i përgjigjëm edhe me konflikt. Jemi vetë i pestë një vëlla, fisi im përbëhet nga 40-60 meshkuj. Nuk ja fal fisit Rraja, do vdes “të dalë fare” nga më i madhi deri te 5 vjeç, nuk ja fal sa të jem gjallë. Se më ka prish shtëpinë e s’i kisha borxh”, tha Jashar Maja.

I dhunuari theksoi se video është filmuar nga vetë fisi Rraja për të treguar forcën që kanë. Mes të tjerash Maja nënvizoi se e gjithë ngjarja ishte e planifikuar.

“Policia nuk ka reaguar. Na ka marrë vetëm një deklaratë. Nuk na ka pyetur njeri a jemi të gjallë a jemi të vdekur. Policia e Fushë-Krujës ka frikë të dalë në rrugë për të na dërguar ne në Tiranë. Video është filmuar nga ata, në mënyrë që të tregojnë se ja kush janë. Po do i bëj dhe unë një video atyre, mos të kenë merak. Do tregoj dhe unë se kush jam. Do e shoh e gjithë bota se si do ja bëjë. Nuk kemi pasur më asnjë kontakt me të. I kam bërë një telefonatë Fred Karajt, është shok i Rrajës, i thashë se çfarë ju kam borxh që ma bëtë këtë gjë, më tha që nuk ke punë me mua, por me ata”, tha ai.