Politika “Nuk keni të drejtë të bllokoni mediat”, sulmohen faqet e AMA-s dhe...

“Nuk keni të drejtë të bllokoni mediat”, sulmohen faqet e AMA-s dhe AKEP-it

Hakerat e “Anonymous Albania” kanë sulmuar faqen zyrtare të AMA-s dhe AKEP-it.

Ata kanë deklaruar se kanë bllokuar faqen e AMA-s, pasi, sipas tyre, kjo e fundit nuk ka të drejtë të ndalojë lirinë e fjalës.

Në një postim në Facebook të “Anonymous Albania” lexohet: “Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe t’i gjobisë ato. Por, AMA s’ka asnjë të drejtë të bllokoj faqet online në internet apo edhe të gjobisë ato. AMA s’ka të drejtë të ndalojë lirinë e fjalës, sepse Shqipëria është një shtet demokratik!

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën qeveria duke kërcënuar gazetarët. Anonymous Albania do të mbrojë lirin e fjalës dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri”.