Sherri i njëanshëm mes Revista Class, që zotërohet nga Alketa Vejsiu, është përshkallëzuar në një situatë të nxehtë mes Getoar Selimit, bashkëshortit të Marina Vjollcës, dhe Alketa Vejsiut.
Burime të sigurta bëjnë me dije për Anabel.al se Getoari, i nxehur nga shkrimi ironizues i Revistës Class për jetën në Dubai të vajzave të showbiz-it shqiptar, është përpjekur të kontaktojë me Alketën. Po i njëjti burim thekson se Vejsiu nuk iu përgjigj telefonatës së reperit. Nga gjithë ç’dimë deri tani, pas mesazheve të vazhdueshme të Getoarit për të komunikuar me Alketën, Revista Class ndryshoi tekstin në Instagram.
Siç mund ta keni lexuar, në një foto të Marinës dhe Luana Vjollcës, Revista Class ironizonte jetën që vajzat e showbiz-it shqiptar bëjnë në Dubai. Përpos kritikave të ndjekësve në lidhje me faktin që nuk duhet të bëhen krahasime të tilla si bukuri arabe dhe italiane, të tjerë kritikuan ashpër Class për faktin që bashkëshorti i Marinës, pra Getoari, nuk është sheik dhe me Dubain e lidhin vetëm pushimet. E njëjta lexohej edhe për Luanën, e cila përflitet për një romancë me Krenar Çoçajn, që po ashtu nuk është sheik.
Shtojmë gjithashtu se Alketa Vejsiu dhe çifti Marina-Getoar, siç theksohet në një artikull të News31.al, kanë bashkëpunuar më parë, për shkak se kompania e eventeve që zotërohet nga Vejsiu, u kujdes për ceremoninë e tyre të dasmës.
Deri tani, Alketa, motrat Vjollca dhe Getoari nuk kanë reaguar publikisht. / Anabel.al