Nxënësit e shkollës së mesme mjekësore “Nikolla Shtejn”, në Tetovë u solidarizuan me Shqipërinë në këto ditë të vështira.
“Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri! Na bashkoi të gjithë shqiptarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja yte është edhe dhimbja jonë. Në këtë ditë të errët Nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme Medicinale bashkëndjejmë dhimbjen me ty!
Mbahu Shqipëri, mbahu, se nuk thyhesh dot Ti!” shkruajnë ata në statusin me të cilin kanë shoqëruar videon.
Gjithashtu ata kanë formuar me koreografi dhe fjalët “Lutu për Shqipërinë”.