Sport Ofendoi Alioskin, Arnautovic i kërkon falje “miqve të tij shqiptarë”

Ofendoi Alioskin, Arnautovic i kërkon falje “miqve të tij shqiptarë”

Me një “story” në profilin e tij në Instagram, Marko Arnautovic ka kërkuar falje për faktin që e teproi me festimin e golit, në fitoren 3-1 të Austrisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, kërkoi ndjesë edhe për faktin që ofendoi Ezgjan Alioskin për origjinën e tij shqiptare gjatë festimit.

“Thashë disa fjalë më shumë seç duhet për shkak të emocioneve të ndeshjes dhe dua të kërkoj falje. Sidomos miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Dua të sqaroj diçka: nuk jam racist. Kam miq pothuajse në çdo shtet dhe mbështes diversitetin. Të gjithë ata që më njohin, e dinë këtë gjë”, lexohet në postimin e Arnautovic.

Ishte kapiteni i Austrisë, David Alaba, ai që i mbylli gojën Arnautovicit, duke u përpjekur që ta qetësonte.

Pas vërshëllimës së fundit, Arnautovic dhe Alioski u panë duke folur me qetësi me njëri-tjetrin.