Sport Ofendoi futbollistin shqiptar, UEFA dënon Marko Arnautovic

Ofendoi futbollistin shqiptar, UEFA dënon Marko Arnautovic

Vetëm një ditë pasi nisi hetimin disiplinor, UEFA ka marrë vendimin dhe ka dënuar me një ndeshje pezullim, sulmuesin e Austrisë, Marko Arnautovic, pasi ofendoi futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Alioski.

Arnautovic kërkoi falje pas ndeshjes, por Federata e Maqedonisë së Veriut kërkoi dënimin e futbollistit. “Jemi kundër nacionalizmit, diskriminimit dhe të gjitha formave të tjera të ofendimeve që nuk kanë të bëjnë me futbollin. Dënojmë shfryrjen nacionaliste që bëri Arnautovic ndaj Alioskit”.

Megjithatë, UEFA nuk e ka marrë aspak parasysh pjesën e racizmit, duke e dënuar atë vetëm për ofendim.

Me këtë vendim, sulmuesi i Austrisë do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Holandës.