Aktualitet OFL fut në rreth pasurinë e familjes Lici në Shkodër

OFL fut në rreth pasurinë e familjes Lici në Shkodër

Operacioni Forca e Ligjit  iu ka nisur katër shtetasve shkodranë kërkesat për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Në objektiv të punës së policisë janë dy anëtarë të familjes Lici.

Njeri prej tyre Muhamet Lici ndodhet aktualisht në paraburgim.

Po ashtu duhet të vetëdeklarojnë pasurinë edhe Ibrahim Lici, Bledar Cafi dhe Gezim Cafi.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.