Aktualitet OFL u dërgon formularin tre të dënuarve për trafikim të lëndëve narkotike

OFL u dërgon formularin tre të dënuarve për trafikim të lëndëve narkotike

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 personave këtë të hënë, të tre të dënuar për vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike.

Formulari i është dërguar Gentian Cufes, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Torinos, Itali, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotikëve”.

Alban Canaj, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Milanos, Itali, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Edlir Aliaj, banues në Poliçan, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.