Aktualitet OFL “zbarkon” në Gjirokastër, cilët janë katër individët në shënjestër

OFL “zbarkon” në Gjirokastër, cilët janë katër individët në shënjestër

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Niko Qëndri banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Çimi (Ndriçim) Ibrahimi banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Avdul Avduli banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Ermal Ndreu banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i  narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.