Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres është shprehur në një deklaratë se ka pasur një “rritje të tmerrshme globale të dhunës në familje” dhe u bëri thirrje qeverive ta bëjnë sigurinë e grave një pjesë kryesore të planeve të tyre kombëtare gjatë pandemisë së koronavirusit.
“Bllokimet dhe karantinat janë thelbësore për ndalimin e Covid-19, por ato mund të izolojnë gratë me partnerë abuzivë. Në disa vende numri i grave që thërrasin autoritetet për ndihmë është dyfishuar. Ndërkohë, mjekët dhe policia janë të pakualifikuar. Grupet lokale të mbështetjes janë të paralizuara ose nuk kanë fonde. Disa strehimore të dhunës në familje janë të mbyllura”, tha Guterres.
Edhe Akila Radhakrishnan, presidente e Qendrës Globale të Drejtësisë pranon se dhuna dhe situata e krizës po përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese në shoqëri.