Aktualitet OLF zbret në Shijak: Astrit Avdyli dhe Astrit Keçi të justifikojnë pasurinë

OLF zbret në Shijak: Astrit Avdyli dhe Astrit Keçi të justifikojnë pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar edhe këtë të mërkurë me dërgimin e formularëve për vetëdeklarim të pasurisë, ndaj personave që janë subjekt i këtij ligji.

Dy personat që morën formularët këtë të mërkurë janë Astrit Avdyli, banues në Shijak, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vrasja me paramendim”; si dhe Astrit Keçi, banues në Shijak, i dënuar nga Gjykata e Pizës, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Astrit Balliu i njohur me mbiemrin Avdyli banues në Shijak, i dënuar me 12 vite nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Balliu është një emër i njohur për drejtësinë, pasi u arrestua për dosjen “339” për sasinë prej 200 kg heroinë që u sekuestrua në Has në tetor të 2018 dhe që tashmë ndodhet në burg në pritje të gjykimit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Astrit Balliu është pjesë e grupit Avdyli.