Aktualitet Berat/ U analizuan për koronavirus, dolën me grip derri

Berat/ U analizuan për koronavirus, dolën me grip derri

Katër persona janë shfaqur në spitalin e Beratit me probleme të rënduara në sistemin e frymëmarrjes, çka ka vënë në lëvizje Institutin e Shëndetit Publik që të kryejë analizat mbi mundësinë që personat në fjalë të ishin të prekur nga koronavirusi.

Por, pas analizave rezultoi se të katër këta persona ishin prekur nga AH1N1, njohur ndryshe edhe si gripi i derrit.

Sipas spitalit rajonal të Beratit, asnjëri prej këtyre personave nuk është në rrezik për jetën, ndërkohë që një ditë më parë nga ky spital u transportua për në Tiranë një 45-vjeçar nga Skrapari në gjendje të rënduar shëndetësore. Ndërhyrja e mjekëve në Tiranë ka qenë e pamjaftueshme dhe 45-vjeçari ka ndërruar jetë.

Katër personat që rezultuan me gripin e derrit janë shtruar në spitalin e Beratit para 3 javësh. Gjendja e tyre ngriti dyshimet e mjekëve se mos bëhej fjalë për raste të koronavirusit, por pas analizave të ISHP-së kjo u rrëzua dhe u zbulua se bëhej fjalë për gripin e derrit.