Sipërmarrësja dhe aktorja e njohur amerikane, Oprah Winfrey përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, njoftoi se do të dhurojë 10 milionë dollarë për betejën ndaj pandemisë.
“Unë u mahnita nga puna që po bëjnë këto organizata dhe ndërsa përparësia e të gjithëve tani është të qëndrojmë më të sigurt në shtëpi, unë e di se ka shumë prej nesh që kërkojnë mënyra për të ndihmuar“.
Një pjesë e dhurimit, 1 milion dollarë do të shkojë në një iniciativë të re të quajtur “Fondi i Ushqimit i Amerikës”, i cili do t’ju vijë në ndihmë komuniteteve lokale.
Winfrey nuk ishte specifike për mënyrën sesi do të dhurojë 9 milionë Dollarët e mbetur, por tha se do të përdoren për të ndihmuar qytetet e tjera të prekura në Amerikë, por gjithashtu edhe në vendin ku është rritur.