Bota Palestinezët e qëllojnë me gurë, shoferi nga Izraeli i shtyp me makinë

Palestinezët e qëllojnë me gurë, shoferi nga Izraeli i shtyp me makinë

Përplasjet dhunshme në Izrael po vijojnë dhe numri i personave të plagosur po rritet çdo ditë. Duket se situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi prej 4 ditësh dhuna mbizotëron në Jerusalem.

Sot është publikuar në video që tregon një moment dramatik.

Një shofer izraelit përpiqet që të kalojë në rrugë dhe të ndjek vargun e makinave para tij, por sulmohet nga disa palestinezë. Ata tentojnë ta nxjerrin nga makina duke i hapur dyert, por e qëllojnë dhe me gurë.

Shoferi hebre ka vendosur t’u përgjigjet dhe tenton t’i shtypë me makinë, duke plagosur dy prej tyre.

Ndërsa palestinezët rifillojnë ta godasin me gurë, një polic afrohet dhe qëllon në ajër për të larguar protestuesit, ndërsa shoferi, gjithashtu i lënduar, merr kujdesin e parë mjekësor. Në fund shoferi ka përfunduar në pranga.