Ish-deputeti i Partisë Demokratike u ka bërë thirrje protestuesve që të mos largohen.
“Të gjithë pas kryetarit. Do të marshojmë drejt Parlamentit. Askush të mos largohet,”– dëgjohet teksa thotë Paloka.
Ndërkohë deri më tani është çarë kordoni i parë i efektivëve përpara kryeministrisë. Nga ana tjetër, policia ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë nga ana e protestuesve.