Extra Pamela Anderson, biondja vegjetariane që dashuroi meshkujt e gabuar

Pamela Anderson, biondja vegjetariane që dashuroi meshkujt e gabuar

Me kostum banje të kuq, xhinse të shkurtra dhe motoçikleta, kjo është pamja që kujtojnë të gjithë kur përmendet emri Pamela Anderson, i cila me sot, më 1 korrik feston 53-vjetorin e saj.

Fiziku i saj ka ndezur fantazinë e miliona meshkujve në botë. Në vitin 1989 në moshën 22-vjeçare gjatë një ndeshje futbolli, u fokusua si tifozja me seksi që ra në sy nga të gjithë. Pak muaj më vonë ajo shfaqet në kopertinën e Playboy, ku do të shfaqej edhe në 14 numra të tjerë.

Bukuria e saj kaliforniane, karakteri i saj pa komplekse dhe temperamenti dinamik e kryen në një ndër personazhet më të përfolur të showbizzit. “Unë kjo jam, ju pëlqen ose jo”, shprehej Anderson dikur në vitet 1992.

Pamela në vitin 1990 rriti numrin e gjoksit, një ndërhyrje që nisi të aplikohej nga femrat kudo në botë, duke bërë që meshkujt të kthenin kokën kur ajo kalonte, por gjithmonë ajo dashuroi meshkujt e gabuar.

Nga David Charvet, partneri i saj edhe në Baywatch, më pas Scott Baio, i cili u pasua nga rokeri Tommy Lee (me të cilin u martua 4 ditë pasi ishin njohur dhe një video e tyre intime përfundoi në internet duke shkaktuar skandal në atë kohë).

Më pas u martua me Kid Rock në 2006-ën, martesë e cila zgjati 5 muaj. Ndërsa me profesionistin e pokerit Rick Salomon u martua dy herë, në 2007 dhe në 2014-ën. Në vitin 2017 lidhja e saj me Julian Assange ishte ndër më të komentuarat në median rozë.  Në vitin 2018 Anderson martohet me Adil Rami, futbollist francez, në atë kohë i mbetur pa skuadër.

Në 2019 vajza e Baywatch njoftoi ndarjen e rradhës me një postim në Instagram. Në janar të 2020 Pamela martohet në fshehtësi me producentin dhe mikun e saj Jon Peters, por edhe kjo martesë zgjati vetëm 12 ditë.

Në një intervistë për New York Times Anderson deklaroi se nuk bëhej fjalë për një martesë të vërtetë, por për një lidhje e cila kishte mbaruar ende pa nisur.

Por sigurisht dashuritë e saj të vërteta janë dy djemtë e saj, tashmë të rritur, të lindur nga martesa me Tommy Lee, të cilët shpesh e shoqërojnë në tapetin e kuq.

Sot, kur ajo mbush 53 vjeç, hijeshia e saj është praktikisht e paprekur dhe sipas saj, dieta vegjetariane që ajo ka ndjekur që kur ishte vajzë e ka ndihmuar. Ajo vendosi të bëhej vegjetariane kur pa babanë e saj gjahtar duke pastruar trupin e pajetë të një kafshe. Nga aty nisi aktivizimi i saj i pandërprerë në mbrojtje të kafshëve. Në maj të këtij viti ajo pozoi edhe për fushatën reklamuese të markës së çantave vegan Ashoka, me një seri fotosh nudo, që tregojnë se edhe në moshën 53 vjeç Pamela Anderson nuk ka ndryshuar shumë krahasuar me atë vajzën e re që vraponte në plazhet kaliforniane me kostumin e kuq