Sport Pamje të rënda: Dëmtimi i tmerrshëm që shkaktoi Marcelo, i thyen këmbën...

Pamje të rënda: Dëmtimi i tmerrshëm që shkaktoi Marcelo, i thyen këmbën kundërshtarit

Marcelo, 35 vjeç, legjenda braziliane e Real Madridit, u rikthye në vendlindjen e tij Fluminense, duke luajtur për klubin e tij. Por aty ai bëri të paimagjinueshmen: dëmtoi rëndë rivalin Luciano Sánchez nga Argentinos Juniors në një ndeshje të Copa Libertadores.

Në minutën e 58-të, Sanches tentoi të bllokonte një driblim të  brazilianit, kur ky i fundit, i shkujdesur, e shkeli me të gjitha forcat direkt në njërën prej këmbëve duke ia thyer atë.

Skena ishte vërtet e tmerrshme.

Braziliani u përjashtua menjëherë nga fusha dhe u largua duke qarë e mbajtur kokën me duar.

Marcelo e di se me këtë ka kërcënuar vazhdimin e karrierës së kundërshtarit të tij 29-vjeçar. Pas incidentit të rëndë, braziliani ka postuar në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 64 milionë njerëz.

“Sot kam përjetuar momentin më të vështirë në fushë. Dëmtova pa dashje një koleg futbollist. Luciano Sanchez, të uroj shërim sa më të shpejtë dhe sa më të plotë”.

Klubi argjentinas i Sanchez u përgjigj po me një postim në rrjetet sociale: “Ne jemi rivalë, jo armiq”.