Bota Papa Françesku në Lampeduzë, lutet për emigrantët

Papa Françesku në Lampeduzë, lutet për emigrantët

Gjatë lutjes së tij në Lampeduzë, Papa Françesku e ka përqendruar vëmendjen e tij tek emigrantët. Ai i cilësoi ata si qenie njerëzore që janë lënë mënjanë nga shoqëria e globalizuar.

“Lutem për emigrantët, për të fundit që i kërkojnë ndihmë Zotit për t’u çliruar nga të këqijat. Janë të mashtruarit e fundit dhe të braktisurit që vdesin në shkretëtirë”. Kështu u shpreh ndër të tjera Papa Françesku, gjatë vizitës së tij në Lampeduzë, duke shtuar se ata torturohen dhe abuzohen në qendrat për emigrantë.

Gjatë ceremonisë së lutjes për gjashtë vjetorin e Lampeduzës, Papa Françesku përqendroi vëmendjen e tij tek emigrantët për të cilët Jezusi kërkon përkujdesje dhe dashuri. Më tej ai shtoi se periferitë e qyteteve janë të populluara nga njerëz që diskriminohen, abuzohen dhe shfrytëzohen. Por Papa Françesku theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për emigrantët por kryesisht për qeniet njerëzore që lihen mënjanë nga shoqëria e globalizuar.