Extra Papa Françesku pëlqen një tjetër modele me bikini të zeza

Papa Françesku pëlqen një tjetër modele me bikini të zeza

Papa Françesku së fundmi i ka bërë like një modele në Instagram, Margot Foxx e cila shihet e veshur me rroba banjo të zeza.

Sidoqoftë nuk është hera e parë që kjo ka ndodhur, pasi në nëntor, Papa pëlqeu një postim të modeles Natalia Garabotto e cila kishte një veshje mjaft provokuese.

Margot Foxx është një modele që poston foto mjaft provokuese dhe në Twitter ka njoftuar të gjithë se Papa i ka pëlqyer foton.

“Papës i pëlqente fotoja ime, kjo do të thotë se unë do shkoj në parajsë”, ka shkruar Margot.

Në rastin e parë me modelen Natalia Garabotto, Vatikani ka nisur një hetim i brendshëm, por nuk dihet se çfarë masash do merren për këtë rast të dytë e cila mbetet për t’u parë se nëse kjo është e vërtetë, një marifet publiciteti, hakeri apo një gabim njerëzor.