“Rusia e bashkuar”, partia kryesore mbështetëse e presidentit Vladimir Putin në parlament, ka humbur rreth një të tretat e vendeve në kuadër të zgjedhjeve vendore të së dielës në Moskë. Një votë që dhe pse vendore, u transformua nga opozita e Navalnit dhe aleatët e tij një rast për të qenë më të sigurtë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.
Rënia e dukshme e mbështetjes gjithsesi nuk e pengon Rusinë e Bashkuar që të ruajë mazhorancën në parlamentin e qytetit. Pjesëmarrja në votime ka qenë shumë e ulët si dhe ka pasur polemika pasi nuk ka pasur exit poll.
Sipas të dhënave zyrtare, partia e Vladimir Putin ka marrë 25 vende nga 45, ndërsa më parë kishte 40. Opozita tashmë ka 20 vende. Zgjedhjet shkuan shumë mirë për Partinë Komuniste e cila pa të fitonte 13 kandidatët e saj.
Ky proces zgjedhor ku u përfshinë rreth 15 rajone ruse u karakterizua që nga muaji Qershor, nga shumë protesta kundër qeverisë. Autoritetet në fakt përjashtuan nga listat kandidatët e opozitës me arsyetimin se listat me pesë mijë firma që kishin dorëzuar nuk ishin të sakta.
Lideri i opozitës Navalni e ka cilësuar si një votë inteligjente atë të së dielës duke thënë se ky ishte një sinjal i mirë për të ardhmen e vendit.