Ish-missi i Shqipërisë dhe prezantuesja, Hygerta Sako ka reaguar pas daljes së Alketa Vejsiut në Sanremo dhe deklaratës së kësaj të fundit.
Mbrëmjen e djeshme, para prezantuesit Amadeus dhe gjithë publikut italian Alketa tha se “jam e lumtur që pas 50 viteve festivalin e RTSH-së e drejtoj një femër dhe ajo jam unë.”
Pas kësaj ka reaguar Hygerta, e cila e ka ironizuar Alketën duke shkruar se të gjitha gratë që e kanë prezantuar më parë kanë qenë “burra”. Madje Hygerta Sako e vazhdon ironinë duke thënë se ajo e paska ngrënë më keq sepse e ka drejtuar katër herë Festivalin.
“Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar festivalin e RTSH-së, po unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, por plot katër herë”, shkruan Hygerta.