Aktualitet Pas denoncimeve të banorëve për Klodian Çalamanin, nisin verifikimet për Policinë Fier

Pas denoncimeve të banorëve për Klodian Çalamanin, nisin verifikimet për Policinë Fier

Në foto autori Klodian Çalamani

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka nisur një hetim ndaj veprimeve të Policisë së Fierit në lidhje me denoncimet e bëra ndaj 38-vjeçarit Klodian Çalamani, i cili një ditë më parë kreu krimin monstruoz dhe i mori jetën të miturit Mateo Vllasiu.

Reagimi i SHÇBA vjen menjëherë pas deklaratave të disa prej banorëve të fshatit Greçalli të Fierit të cilët pretendojnë se e kanë denoncuar dhe më herët 38-vjeçarin, i cili vite më parë ishte dënuar edhe për një tjetër krim që kishte të bënte me rrëmbimin e një të miture.

38-vjeçari Çalamani, një ditë më parë vrau të mitur që e kishte fqinj dhe u përpoq të fshihte trupin e tij në oborrin e banesës.