Extra Pas ndarjes nga Jonida Maliqi, Romeo Veshaj nis lidhjen me këtë personazh...

Pas ndarjes nga Jonida Maliqi, Romeo Veshaj nis lidhjen me këtë personazh të njohur të showbiz-it?

Prej disa javësh, aktori i humorit, Romeo Veshaj dhe këngëtarja Jonida Maliqi nuk janë më bashkë.

Për arsye që s’janë bërë të ditura, dyshja ka vendosur të vazhdojë jetën në drejtime të ndryshme, mirëpo së fundmi po aludohet për një lidhje të re të Romeos.

“Panorama Plus” shkruan se aktori mund të ketë nisur një romancë të re me moderatoren dhe blogeren Sara Kolami.

Së fundmi, ata janë parë të shoqërohen shpesh së bashku dhe kjo ka nisur aludimet se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri.

Thuhet se njohja e tyre mund të ketë nisur në ambientet e “Vizion Plus”, ku Romeo moderon emisionin “Treshat” së bashku me vëllain e tij, Donaldin dhe Bora Zemanin.

Megjithatë, ky lajm mbetet ende i pakonfirmuar, ndërkohë që pritet një reagim nga dyshja.