Bota Pas “Sputnik V”, Putin: Kemi një vaksinë të dytë ruse, është e...

Pas “Sputnik V”, Putin: Kemi një vaksinë të dytë ruse, është e sigurt

Rusia ka zhvilluar një vaksinë të dytë. Është vetë presidenti rus, Vladimir Putin, që gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave, të zhvilluar online, njoftoi lajmin e rëndësishëm.

Sipas tij, vaksina quhet “EpiVacCorona” dhe është zhvilluar nga laboratorët Vektor në Siberi. Sipas zëvendëskryeministres ruse Tatiana Golkova, nga rezultatet e kryera në laborator vaksina e re është treguar si shumë e sigurt.

Rusia regjistroi vaksinën e parë në botë kundër koronavirusit në fillim të gushtit, të quajtur “Sputnik V”, që u emërua në bazë të satelitit hapësinor të lëshuar nga Moska në 1957.

Vaksina krijuar nga Instituti Gamaleya u injektua edhe te vetë vajza e presidentit.

Të tjera kompani në të gjithë botën janë duke vijuar testimet, por deri më tani ende nuk ka një vaksinë përfundimtare ndaj COVID-19 e cila mund të përdoret në të gjithë botën.

Raportimet për një vaksinë ruse janë shoqëruar me shqetësime për sigurinë dhe efektin e saj, si dhe hamendësimeve që Rusia nuk i ka zbatuar të gjitha hapat e zhvillimit dhe testimit shkencor.