Bota Edhe djali i Trump ishte me koronavirus, Melania: Frika ime më e...

Edhe djali i Trump ishte me koronavirus, Melania: Frika ime më e madhe u bë realitet

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania nuk ishin të vetmit në familjen presidenciale që u prekën nga koronavirusi. Siç zbuloi Zonja e Parë, edhe djali i tyre Barron rezultoi pozitiv, por tani është shëruar.

Në një shkrim të publikuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë nën titullin “Eksperienca ime personale me Covid-19”, Melania thotë se frika e saj më e madhe ishte bërë realitet kur Barron rezultoi pozitiv.

“Fatmirësisht, ai është një adoleshent i fortë dhe nuk shfaqi asnjë simptomë”, tha Melania.

Zonja e Parë shpjegoi se ajo vetë përjetoi simptoma të lehta që çuan në dhimbje koke, pak kollë dhe dhimbje të muskujve.

Ndryshe nga presidenti, ajo gjithmonë qëndroi në Shtëpinë e Bardhë dhe drejtoi një trajtim të ndryshëm nga bashkëshorti duke zgjedhur një “terapi më natyrale të bazuar në vitamina dhe ushqim të shëndetshëm”, pa marrë kokteje mjekësore.

Më vonë, edhe Presidenti Trump e konfirmoi këtë gjatë një tubimi elektoral në Ajoua: “Barron Trump u prek nga virusi i Kinës. Ai e kishte virusin kinez, por për një kohë të shkurtër”.

Presidenti citoi shërimin e shpejtë të djalit të tij si arsye për rihapjen e shpejtë të shkollave në SHBA, një lëvizje kjo që kundërshtohet nga sindikatat e mësuesve, të cilat kanë frikë se pjesëtarët e saj do të infektohen nga nxënësit.