Politika Pas Vorës, KQZ njofton kur shpallen rezultatet e bashkive të tjera

Pas Vorës, KQZ njofton kur shpallen rezultatet e bashkive të tjera

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi bëri me dije se nesër do të shpallen votuesit në bashkitë e tjera të vendit. Ai tha se Durrësi dhe Shkodra mund të kenë pak vonesa por një rezultat do të jepet deri nesër në orën 22:00.

Ndërkohë Blerim Shera është zgjedhur kryebashkiaku i ri i Vorës. Në garë përballë Blerim Sheraj të PS-së ishte Ymer Marku nga PD, ndërsa nga koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ ishte Lulzim Vrana.

Shera ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku 687.