Bota “Plani gjenial” i Trump-it, si do e “hidhte në erë” Rusinë

“Plani gjenial” i Trump-it, si do e “hidhte në erë” Rusinë

“Shtetet e Bashkuara do të vendosnin flamurin kinez në avionët luftarakë amerikanë F-22 dhe të hidhnin në erë Rusinë. Pastaj ne do të thoshim: Kina e bëri atë! Dhe pastaj ata do të fillonin të debatonin, dhe ne do të uleshim të shikonim.”

E nga kush tjetër këto fjalë…Ky plan gjenial është prezantuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij para donatorëve kryesorë të Komitetit Kombëtar Republikan, raportojnë mediat amerikane.

Nw fillim Trump e cilësoi njw gjeni Putinin, por pas pushtimit të Ukrainës, Trump ndërroi mendje, duke theksuar se pushtimi rus nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte mbetur në krye të Shteteve të Bashkuara.

“Nën Bush, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Nën Obamën, Rusia pushtoi Krimenë dhe nën Biden, Rusia pushtoi Ukrainën. Unë mbeta i vetmi president i SHBA në shekullin 21 që Rusia nuk sulmoi askënd“, theksoi Trump.