Bota “Për të mirën e vendit”, Presidenti i Venezuelës nxit gratë që të...

“Për të mirën e vendit”, Presidenti i Venezuelës nxit gratë që të lindin 6 fëmijë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u ka kërkuar grave të vendit të tij që të bëjnë gjashtë fëmijë “për të mirën e vendit”.

Këtë gjë ai e bëri në një takim për promovimin e ditës kombëtare të shëndetit të gruas, ku Maduro shihet duke nxitur gratë që të lindin sa më shumë fëmijë.

Venezuela po përballet më një krizë ekonomike e cila ka sjellë probleme në furnizimin me ushqime dhe ilaçe.

Nga viti 2013 deri në 2018, 13% e fëmijëve në Venezuelë janë ushqyer keq, thonë UNICEF.

Ndërsa një në tre familje vuajnë të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm në tavolinat e tyre.

Kriza ekonomike ka sjellë sipas një organizate bamirëse që në vitin 2018, numri i foshnjave të braktisura në hyrjet e ndërtesave publike të rritet me 70%.

Të gjitha të dhënat janë jo zyrtare, pasi qeveria nuk publikon asnjë prej tyre prej disa vitesh.

Venezuela ndodhet dhe në një situatë të pazakontë politike pasi kanë një rivalitet mes liderit të qeverisë dhe atij opozitës se cili është lideri legjitim për të drejtuar vendin.