Politika Përcolli personelin mjekësor në Itali/ Ministri Cakaj në vetëkarantinim

Përcolli personelin mjekësor në Itali/ Ministri Cakaj në vetëkarantinim

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, është vetëkarantinuar, duke zbatuar kështu protokollin e vendosur nga autoritetet për personat që vijnë nga jashtë.

Duke qenë se udhëtoi për në Itali, ku përcolli grupin me mjekë dhe infermierë shqiptarë që do të ndihmojnë atje në përballimin e krizës shëndetësore, Cakaj, prej dy ditësh nuk është paraqitur në zyrë dhe po qëndron i izoluar.

Kësaj procedure në Shqipëri i nënshtrohen prej disa javësh tashmë të gjithë personat që vijnë nga jashtë, pasi konsiderohet si periudhë inkubacioni për shfaqjen e koronavirusit.