Sipas një studimi të fundit, njerëzit që kanë përdorur rregullisht kanabisin, kanë nevojë për sasi më të mëdha ilaçesh që përdoren për t’u qetësuar gjatë operimeve apo trajtimeve të ndryshme mjekësore.
Me legalizimin e kanabisit në shumë vente të botës, edhe përdorimi i tij ka pasur rritje gjatë viteve të fundit. Autorët e studimit të botuar këtë të hënë në revistën “The Journal of the American Osteopathic kanë shpjeguar se për këtë fenomen të ri do të duhen edhe studime të mëtejshme.
Sipas raporteve të fundit përdorimi i marjuanës është rritur me 43 përqind vetëm në SHBA, Pikërisht për këtë fakt, studiuesit nga spitali Grand Junction, Kolorado, hulumtuan për këtë fenomen për sa i përkiste pjesës së anestezisë, që është shumë e nevojshme në proceset mjekësore. Ata analizuan të dhënat e 250 pacientëve të cilët ishin shtruar në spital dhe sasinë e medikamenteve që ata kishin përdorur.
Ekspertët vëzhguan se pacientët të cilët ishin përdorues të rregullt të kanabisit, kishin marrë dyfishin e sasisë së ilaçeve që duhej për anestezi, në krahasim me pacientët që nuk kishin marrë drogë më përpara. Gjithashtu, hulumtuesi panë se disa prej qetësuesve kishin krijuar efekte anësore tek pacientët që përdornin kanabis.