Aktualitet Përhapja e Covid në 142 qytete dhe fshatra: Problem në zonat rurale

Përhapja e Covid në 142 qytete dhe fshatra: Problem në zonat rurale

Edhe pse ka një rënie të numrit të rasteve të reja me Covid në vend, ekspertët shohin me shqetësim përhapjen e Covid-19 në zonat rurale.

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, njëherësh edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një intervistë për Tv Klan tha se rastet me Covid janë regjistruar në 142 qytete dhe fshatra.

“Ishte një e dhënë e 127 ku pamë që në qoftë se dy javë më parë kishim shkuar për të bërë vizita në pacientë me Covid në 105 qytete dhe fshatra, në dy javë e fundit u vu re që kishim 142 qytete dhe fshatra”.

Pas Tiranës, Fieri mban numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus.

Ekspertët i druhen një tjetër vale infektimesh ashtu siç po ndodh në Europë.

“Deri tani çdo gjë që e ka pësuar bota e ka pësuar edhe Shqipëria. Mund të ketë një valë të tretë”.

Në një vit pandemi në vend rezultojnë 123 mijë të infektuar dhe 33 mijë pozitivë aktivë.