Aktualitet Përndiqte vazhdimisht 4 vajza të mitura, arrestohet 41-vjeçari në Fushë-Krujë

Përndiqte vazhdimisht 4 vajza të mitura, arrestohet 41-vjeçari në Fushë-Krujë

Një 41-vjeçar në Fushë-Krujë ka rënë në prangat e policisë pasi përndiqte katër vajza të mitura.

Sipas asaj që njoftojnë blutë, ai i kishte përndjekur të miturat në mënyrë të vazhdueshme, teksa nën hetim është edhe personi që ndodhej në makinë me të arrestuarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K, 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilën lëvizte 41-vjeçari i arrestuar, i cili përndiqte shtetaset e mitura”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.