Kanë ndërruar jetë në spital dy të plagosurit e mbrëmjes së sotme. Ngjarja e cila tronditi qytetin e Laçit, ndodhi rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 afër një lokali, ku Mikel Jushi 35 vjeç, Jani Jushi 30 vjeç,(kushërinj) fillimisht mbetën të plagosur. Edhe pse ata u transportuan në kryeqytet nuk kanë mundur dot të shpëtojnë.
Policia Kriminale ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.