Aktualitet Përplasja me armë zjarri në Laç, vdesin në spital dy kushërinjtë

Përplasja me armë zjarri në Laç, vdesin në spital dy kushërinjtë

Kanë ndërruar jetë në spital dy të plagosurit e mbrëmjes së sotme. Ngjarja e cila tronditi qytetin e Laçit, ndodhi rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 afër një lokali, ku Mikel Jushi 35 vjeç, Jani Jushi 30 vjeç,(kushërinj) fillimisht mbetën të plagosur. Edhe pse ata u transportuan në kryeqytet nuk kanë mundur dot të shpëtojnë.

Policia Kriminale ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.