Aktualitet Petrela, vatra e re me Covid-19: 5 të prekur nga e njëjta...

Petrela, vatra e re me Covid-19: 5 të prekur nga e njëjta familje

Tirana ka deri më tani ka numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Mes 11 rasteve të reja të konfirmuar me koronavirus sot në kryeqytet është një vatër e re në Petrelë me pesë raste. 5 personat janë pjesëtarë të një familjeje.

Përveç personave të kontaktit të rasteve të prekura, janë testuar edhe punonjës të uniformave blu, ndërkohë harta e personave të infektuar është shtrirë në 5 qytete, mes të cilëve në Tiranë ka numrin më të lartë me 11 raste të reja të konfirmuar, ku është zbuluar dhe një vatër e re në Petrelë.

Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar në Tiranë është 237 persona, ndërsa në total në të gjithë vendin 494, mes të cilëve 25 kanë humbur jetën.