Bota Piloti amerikan pikas “UFO” në qiellin e New Mexico-s

Piloti amerikan pikas “UFO” në qiellin e New Mexico-s

“Një objekt i gjatë cilindrik” është vërejtur nga i gjithë ekuipazhi i një Airbus A320 të Fluturimit 2292 të American Airlines, më 21 shkurt mbi qiellin e New Mexico-s. Piloti kontaktoi përmes radios kullën e vrojtimit për të paralajmëruar praninë e mundshme të një UFO-je përgjatë rrugës nga Cincinnati në Phoenix, dhe biseda përfundoi në internet.

Nuk pati asnjë mohim, as nga linja ajrore dhe as nga agjencia federale përgjegjëse për sigurinë e fluturimeve amerikane, Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Kjo nuk është hera e parë që një objekt i këtij lloji pikaset në New Mexico. Një ngjarje e tillë ndodhi edhe në Prill 2018, pranë kufirit me New Mexico, dhe u raportua nga një Phoenix AIr Learjet 36 dhe një Airbus A321 i American Airlines.

Kjo është një zonë e mbushur me baza ushtarake dhe madje mund të jetë një operacion tepër sekret, por ndërkohë dyshimi mbetet.