Sport Pique, çfarë dhurate për Barcelonën, ul pagën për të lejuar tre blerje

Pique, çfarë dhurate për Barcelonën, ul pagën për të lejuar tre blerje

Rey Manaj me skuadrën e parë të Barcelonës. Ajo që pak kohë më parë konsiderohej pothuajse e paimagjinueshme tanimë është një realitet. Pavarësisht vështirësive ekonomike me të cilat po përballet, Barca mbetet një klub gjigant dhe Manaj tanimë është edhe zyrtarisht pjesë e skuadrës së parë dhe me të gjitha letrat në rregull për të luajtur në La Liga.

Ishte vetë klubi blaugrana që nëpërmjet një komunikimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetet sociale, bëri të ditur se Memphis Deepay, Eric Garcia dhe Rey Manaj janë federuar në listën e lojtarëve për La Ligan.

Jo rastësisht te Barça kanë zgjedhur Manajn për të federuar përkrah dy blerjeve të kësaj vere, Deepay dhe Eric Garcia, një provë besimi kjo për shqiptarin, që është ndihmuar natyrisht edhe nga situata specifike që kalon Barcelona.

Në vështirësi serioze për te federuar lojtarë pasi i duhet të ulë zërin e pagave, federimi i Manajt dhe dy afrimeve të verës, është mundur të realizohet pikërisht në sajë të një sakrifice të Gerard Pique, i cili ka pranuar një ulje të ndjeshme të pagës së tij, në mënyrë që klubi të ketë mundësi të kryejë regjistrimet e lojtarëve.