Sport Pjanic do vetëm Juven, sakrifica që është i gatshëm të bëjë për...

Pjanic do vetëm Juven, sakrifica që është i gatshëm të bëjë për Zonjën

Miralem Pjanic do vetëm Juventusin dhe do që të rikthehet në Itali.

Sipas SportMediaset, zërat për kthimin e boshnjakut te bardhezinjtë po shtohen.

Lojtari, në fakt, është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’u ribashkuar me Zonjën e Vjetër.

Sipas SportMediaset, mesfushori është i gatshëm ta reduktojë ndjeshëm rrogën e tij. Gjithsesi, bardhezinjtë do të duhet të bëjnë një shitje më parë.

Ka shumë mundësi që i sakrifikuari të jetë Ramsey.

Vetëm pas largimit të uellsianit, ëndrra e Pjanic për t’u kthyer në Torino mund të realizohet.

Nuk duhet harruar se Massimiliano Allegri e vlerëson shumë boshnjakun dhe ka kohë që kërkon ta ketë në skuadër.