Aktualitet Plagoset me armë 40-vjeçari në Vlorë

Plagoset me armë 40-vjeçari në Vlorë

Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Vlorë pas një sherri për motive të dobëta. I plagosuri është me iniciale D.P. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku” rreth orës 16:00.

Autori i dyshuar i plagosjes është 38-vjeçari me iniciale L.Z. Ky i fundit është arrestuar menjëherë nga policia e Vlorës.

Ndërkohë, i plagosuri u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.