Aktualitet Plagosi me thikë bashkëshorten, vetëdorëzohet në polici autori

Plagosi me thikë bashkëshorten, vetëdorëzohet në polici autori

Aleko Myrtollari, i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij mbrëmjen e së dielës, është vetëdorëzuar në polici.

Marjola Myrtollari u transportua këtë të martë në spitalin e Traumës pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Që prej ngjarjes, ajo ka qëndruar në reanimacion, në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë disa plagë në trup me thikë, ndërsa pak momente më parë u vendos të transportohej me helikopter drejt Tiranës, pasi gjendja e saj u përkeqësua më tepër dhe duhej mjekim i specializuar.

Ngjarja u shënua, mbrëmjen e së dielës, ku Aleko Myrtollari pas një debati për motive xhelozie, plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola, nënën e 3 fëmijëve.