Aktualitet Plagosi të dashurën në Vlorë, autori shfaqet i penduar: Doja vetëm ta...

Plagosi të dashurën në Vlorë, autori shfaqet i penduar: Doja vetëm ta trembja

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua një ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku një 30-vjeçar kërcënoi dhe plagosi të dashurën e tij 20 vjeçare.

Gjatë dëshmisë përpara grupit që po kryen hetimet Fadil Likaj, në gjendje të rënduar u shpreh i penduar për ngjarjen që tronditi qytetin bregdetar, duke thënë se nuk kishte pasur qëllim që të qëllonte në drejtim të studentes 20-vjeçare.

“Tentova ta trembja. Nuk kisha si qëllim që ta qëlloja”, mësohet të ketë thënë i ri përpara policisë.

Ngjara ndodhi mesditën e së shtunës në vendin e quajtur “Bar Cacai”, në lagjen “28 Nëntori”. Autori kishte lënë një takim me vajzën dhe sipas dëshmitarëve e qëlloi me armë sapo ajo u fut në lokal. Më pas ai hodhi dhe një granatë, por që fatmirësisht nuk shpërtheu.