Aktualitet “Po kthehem në shtëpi”, gjendet i vdekur pas 12 orësh shqiptari në...

“Po kthehem në shtëpi”, gjendet i vdekur pas 12 orësh shqiptari në Itali

Xhavit Lizi, një 59-vjeçar për të cilin prej së hënës në mbrëmje nuk kishte më asnjë të dhënë, u gjet i vdekur të martën.

Shqiptari, i cili jetonte në Odolo, provinca e Breshias në Itali, kontaktin e fundit e kishte pasur me bashkëshorten e tij të cilën e kishte telefonuar për t’i thënë se po kthehej për në shtëpi.

Ishte pikërisht ajo që telefonoi policinë, kur i shoqi nuk u kthye në banesë.

Por pas 12 orë kërkimesh, ai u gjet i pajetë pranë një fushe. Shkaqet e vdekjes, sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mbeten të paqarta.

Në kërkimet për 59-vjeçarin u angazhuan forcat zjarrfikëse dhe karabinierët.