Sport Pogba kërkon 34 mln euro në sezon për të rinovuar me M.United

Pogba kërkon 34 mln euro në sezon për të rinovuar me M.United

Paul Pogba mund të rinovojë kontratën e tij Manchester United, por shifrat që kërkon mesfushori francez për ta bërë diçka të tillë janë vërtetë të çmendura. Pogba është i gatshëm të qëndrojë edhe për shumë vite te Djajtë e Kuq por të firmosur kontratën e re ai kërkon shifrën rekord të 600 mijë sterlinave në javë.

Plot 34 milionë synon të derdhë në llogarinë e tij mesfushori francez nga marrëveshja e re që do ta lidhte atë me Manchester United deri në vitin 2024. Kontrata aktuale e Pogba me United skadon në verën e vitit 2021. Nëse nuk arrihet një marrëveshje atëherë gjasat janë që djaloshi i artë të largohet nga Djajtë e Kuq, me Realin e Madridit dhe Juventusin që qëndrojnë në dritare për të marrë shërbimet e tij.