Aktualitet Policia: Në Portin e Durrësit u sekuestruan 123 mijë paund

Policia: Në Portin e Durrësit u sekuestruan 123 mijë paund

Policia e Durrësit ka deklaruar zyrtarisht se në portin e këtij qyteti u sekuestruan 123.460 Paund dhe 280 Stërlina të cilat ishin fshehur në një furgon që transportonte mallra.

Furgoni vinte nga Anglia dhe gjatë hyrjes në Portin e Durrësit iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm, ku në pjesën e prapakolpit ishin fshehur 12 pako me para.

Drejtuesi i furgonit, 21-vjeçari Olsi Sefolli u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim të të hollave në kufi dhe kontrabandë me mallra të tjera.

Ndërkohë, nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të implikuar në këtë vepër penale.