Politika “Dy mesazhet amerikane që fshihen pas shpalljes “non grata” të Berishës”

“Dy mesazhet amerikane që fshihen pas shpalljes “non grata” të Berishës”

Gazetari Neritan Sejamin tha për gazetare Ilva Tare në Euronews Albania se pas vendimit të sotëm të SHBA-ve për të shpallur “non grata” ish-kryeministri Sali Berisha fshihen dy qëllime kryesore.

E para sipas tij ka të bëjë me mesazhin e qartë drejtuar opozitës se duhet të heqë dorë nga të gjitha qëllimet që kishte deri tani lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve dhe dyta lidhet me inkurajimin e drejtësisë së re në Shqipëri që t’i kthejë sytë tek goditja e politikanëve të mëdhenj të lidhur me korrupsionin.

“Opozita duhet të kthehet në institucione, dhe amerikanët në këtë pikë janë të prerë, SHBA e ka thënë me kohë që humbësi duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Për një arsye është perceptuar se Berisha është kundër kësaj fryme dhe disa nga publikimet e tij në rrjetet sociale kanë qenë të ashpra.

Jam i bindur që kjo është bërë për 2 arsye, që opozita të pranojë zgjedhjet, të heqë dorë nga ato që po bën dhe të hyjë në parlament dhe e dyta për t’i dhënë kurajë drejtësisë, ku deri dje thuhej se nuk ka asnjë person të fuqishëm që shkon para drejtësisë. E shikoj një kthim të vëmendjes së drejtësisë tek politikanët e rëndësishëm”, u shpreh gazetari.