Histori Politika e ndërtimit të rrugëve në kohën e mbretit Zog

Politika e ndërtimit të rrugëve në kohën e mbretit Zog

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të martën e 2 korrikut 1935, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me politikën e ndërtimit të rrugëve në kohën e Mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Politika e rrugëve në Shqipëri.

Zyra e shtypit shqiptar na komunikon shkresën në vijim:

“E dimë që mungesa e rrugëve ka qenë prej kohësh një pengesë për zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare që kalon nga Shqipëria.

Që tani e tutje, qeveria shqiptare, e frymëzuar nga dëshira e mbretit Zog I, ka vendosur t’i japë një zhvillim të konsiderueshëm ndërtimit të rrugëve të reja që depërtojnë në zemër të vendit përmes peizazheve piktoreske. Është e panevojshme të thuhet se këto rrugë komunikimi kanë interes strategjik të rendit të parë.

Kështu rruga e re kryesore do të çojë në qytetin (komunën) e Pulajt, i cili ndodhet mbi lumin e Bunës, në Shkodër. Jo vetëm që kjo rrugë do t’i lejojë vizitorët të admirojnë vendet e bukura të atdheut, por ideja e sovranit është t’u japë më shumë avantazhe fshatarëve për të shitur mallrat e tyre në Shkodër.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania